E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lamallari: Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, administrata të jetë pranë njerëzve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, me qëllim koordinimin e prioriteteve dhe objektivave të punës në vazhdim.

Sipas Lamallarit, takimi u përqendrua në mënyrë të posaçme te përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe te domosdoshmëria e një komunikimi të vazhdueshëm dhe të efektshëm për adresimin e shqetësimeve të tyre.

Gjatë takimit, ministri Lamallari theksoi se qytetarët presin nga administrata më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt.

“Njerëzit presin nga ne më shumë përkushtim, empati, korrektësi dhe respekt. Një administratë më pranë njerëzve është në thelb premisa që na çon në zgjidhjen e problemeve. Besimi ndërtohet çdo ditë, në çdo komunikim dhe në çdo shërbim që ne japim. Do të bëjmë gjithçka duhet dhe kemi në dorë të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, të dëgjojmë më shumë dhe të adresojmë gjithçka”, deklaroi ministri.

Ai u shpreh se do të bëhet gjithçka e nevojshme dhe e mundur që administrata të jetë në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve, duke dëgjuar më shumë dhe duke adresuar të gjitha shqetësimet e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›