Lamallari: Reagim profesional i policisë për neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përgëzoi Policinë e Shtetit për reagimin sipas tij “profesional”, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë,”, shkruan Lamallari.
Sipas tij “Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet”.
Lamallari theksoi se “mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”.
Gjithashtu ministri publikoi edhe disa nga koktejlët molotov të cilët u sekuestruan nga policia.
/m.q/j.p/