E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari: Siguria rrugore, prioritet i përditshëm

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi sot se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet e përditshme, ndërsa ka bërë të ditur se është rritur monitorimi dhe janë shtuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lamallari u shpreh se kontrollet janë intensifikuar ndaj drejtuesve të mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, atyre që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, si dhe personave që përdorin celularin gjatë drejtimit.

“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm. Kemi rritur monitorimin dhe masat e ndërmarra ndaj çdokujt që i jep makinës me shpejtësi përtej normave të lejuara, atyre që janë në timon nën efektin e alkoolit, apo atyre që përdorin celularin, duke u shndërruar në shkaktarë aksidentesh, apo dhe atyre që parkojnë vend e pavend”, shkruan ministri.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›