E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamallari, vizitë në Komunitetin Mysliman: Festa e Fitër Bajramit, thirrje për paqe dhe bashkëjetesë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në këtë vizitë, ai u prit nga kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, ku përcolli urimet e tij për të gjithë besimtarët myslimanë.

Lamallari theksoi se agjërimi nuk është vetëm një sprovë fizike, por mbi të gjitha një reflektim i thellë mbi durimin, mirësinë dhe solidaritetin ndaj atyre që kanë më pak.

Ai e cilësoi këtë periudhë si një thirrje kuptimplotë për më shumë paqe e harmoni, të mbështetur mbi vlerat që bashkojnë shoqërinë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shkroi “Agjërimi nuk është vetëm një sprovë fizike, por mbi të gjitha një reflektim i thellë mbi durimin dhe rëndësinë e mirësisë dhe solidaritetit ndaj atyre që kanë më pak, si dhe një thirrje kuptimplotë për më shumë paqe e harmoni mbështetur mbi vlerat që na bashkojnë si shoqëri. Gëzuar Fitër Bajramin!”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›