E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lambsdorff BE-ja i permbahet premtimit per perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit perendimor

Deutsche Welle Ne vitin 2003 ne Selanik u dha premtimi qe te gjithe shtetet e Ballkanit kane nje perspektive ne BE ndersa tashme ne Bruksel gjithnje e me shpesh degjohet te thuhet se Kroacia mund te behet shpejt anetare por per te gjitha vendet e tjera te rajonit antaresimi mund te shtyhet ne nje te ardhme te larget. Sipas mendimit tuaj sa i madh eshte shansi qe brenda nje periudhe relativisht te afert kohore keto vende te antaresohen ne BE

Lambsdorff Eshte e vertete ne vitin 2003 ne Selanik u dha nje premtim te gjitha shtetet e Ballkanit perendimor kane perspektiven evropiane. Eshte e vertete qe sipas te gjitha gjasave Kroacia do te behet anetarja e 28 e BE-se. Por ne jemi shume te kujdesshem sa i perket permendjes se datave konkrete madje edhe per vendin kandidat per antaresim sic eshte Kroacia ndonese antaresimi i saj do te realizohet brenda nje periudhe te afert. Sa u perket shteteve te tjera te Ballkanit perendimor natyrisht qe secili shtet do te vleresohet me vete por nuk ka asnje ndryshim lidhur me ate qe te gjitha keto vende kane nje perspektive ne BE. Ne kete drejtim as ka ndryshuar dhe as nuk do te ndryshoje gje. Perkundrazi une besoj se BE-ja dhe vende te rendesishme anetare te BE-se ne te ardhmen serish do te kujdesen edhe me shume per keto vende.

Deutsche Welle Si i mbeshtet politika gjermane keto procese antaresimi nisur nga fakti qe vendet te cilat synojne tani antaresimin ne BE kane shpejtesi te ndryshme zhvillimi

Lambsdorff Gjermania ka qene per perspektiven e BE-se. Kjo perspektive ekziston qysh prej vitit 2003 dhe eshte deshmuar si e drejte sepse ne e shohim efektin joshes qe ka BE-ja ne Ballkan. Natyrisht qe ka shume mangesi por po te hedhim nje veshtrim prapa ne Ballkan ne ish-Jugosllavi dhe ne Shqiperi ka shume arritje. Ne ende flasim per stabilizimin e Ballkanit cfare do te thote kjo Perpara dhjete dymbedhjete vjetesh ne deshem te sigurohemi qe nuk do te kete me lufte pas luftrave te nisura nga Milloshevici. Sot kjo nuk eshte me ne rend te dites. Sot stablizimi nenkupton shume aspekte te tjera demokratizim perparim ekonomik. Ajo qe nuk ka ndryshuar eshte angazhimi evropian dhe angazhimi gjerman e kam fjalen per mbeshtetjen financiare me shuma te konsiderueshme.

Deutsche Welle Vendet ne Ballkan ndonese sot nuk luftojne me kunder njeri-tjetrit ato sikur e pengojne njeri-tjetrin ne rrugen drejt BE-se le te kujtojme veton greke kunder antaresimit te Maqedonise ne NATO apo edhe grindjen per emrin. Gjate vizites se fundit ne vendet e Ballkanit perendimor ministri i Jashtem Guido Westerwelle nuk shkoi ne Maqedoni. Si rrjedhoje atje eshte krijuar pershtypja sikur qeveria gjermane eshte mjaft e terhequr ne zgjidhjen e konflikteve rajonale. Eshte kjo e vertete apo kemi te bejme me nje pershtypje te gabuar

Lambsdorff Une besoj qe kjo pershtypje eshte e gabuar Si qeveria gjermane ashtu edhe Bundestagu parlamenti gjerman kane nje interes aktiv dhe te qendrueshem qe ne te mos importojme ne BE konflikte bilaterale. Kujdto i shkon menjehere ne mendje shembulli i konfliktit mes Sllovenise dhe Kroacise qe tashme u zgjidh paqesisht dhe te dyja palet jane te kenaqura. Por faktikisht tani secili vend kandidat per antaresim duhet te vertetoje qe konfliktet bilaterale ose i ka zgjidhur ne menyre paqesore ose qe ekziston nje rruge e qarte dhe e pranueshme zgjidhjeje. BE-ja nuk do te importoje brenda vetes konfliktet qe ekzistojne midis vendeve ne Ballkan. Sigurisht qe ne raste te vecanta kjo nuk do te jete gjithmone e lehte por nderkohe te gjithe vendet e Ballkanit perendimor e kane kuptuar kete. Ka nje sere rastesh si p.sh. Serbia dhe Kroacia tashme kane filluar te perpiqen per t i zgjidhur te tilla konflikte ose ka gatishmeri qe te ndihmohen fqinjet per t i zgjidhur konfliktet me mbeshtetjen dhe ndermjetesimin e nje vendi te trete.

Deutsche Welle Vitin e ardhshem pritet qe Rumania dhe Bullgaria te antaresohen ne Marreveshjen e Shengenit. Ne kete kontekst ne keto vende shtrohet pyetja nese ka nga ana e BE-se instrumenta evaluimi per te verifikuar se sa te pergatitura jane keto vende per t iu bashkuar hapesires Shengen. eshtjet qe shtrohen jane si qendron puna me kontrollet kufitare sa te sigurta jane dokumentat e udhetimit prej falsifikimeve te mundshme si qendron puna me mbrojtjen e sekretit te te dhenave. A ka ne Bruksel instrumenta te tilla evaluimi

Lambsdorff Eshte mese e qarte qe kjo eshte nje teme. Madje kjo eshte nje teme jo vetem per Rumanine e Bullgarine qe jane ne prag te antaresimit ne Marreveshjen Shengen por edhe per te gjithe vendet kandidate per antaresim ne Ballkanin perendimor. Kapitulli i BE-se per bisedimet e antaresimit kur shtrohen ceshtje te tilla si reforma e sistemit te drejtesise lufta kunder kriminalitetit te organizuar e te tjera aspekte te ngjashme ka fituar nje peshe te jashtezakonshme. Nderkohe Kroacia po e perjeton kete sepse jane duke u zhvilluar bisedimet pikerisht ne kete kapitull. E Natyrisht qe ky eshte edhe mesimi qe ne kemi nxjerre nga antaresimi i Bullgarise dhe i Rumanise. Por puna ne kete drejtim vazhdon edhe pas antaresimit ne BE. Jam i sigurte dhe e di qe kjo ceshtje i intereson vecanerisht ministrit tone te Brendshem ashtu si edhe te gjithe ministrave te brendshem te vendeve te tjera te BE-se te cilet aktualisht ne rastin e Bullgarise dhe te Rumanise jane duke u kujdesur ne menyre aktive ne kete drejtim. Gjithahstu edhe Komisioni i BE-se merret me kete ceshtje dhe do te vazhdoje te merret me te.

Intervistoi Verica Spasovska

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›