E Diel, 1 Nëntor 2026

Lambsdorff Shqiperia rol te matur dhe pozitiv ne rajon

Berlin 16 shtator NOA Update - Pala gjermane e vlereson rolin e Shqiperise ne rajon duke e cilesuar si rol te matur dhe shume pozitiv.

Nje konsiderate te tille e ka shprehur Nikolaus Graf Lambsdorff i ngarkuar per Evropen Juglindore dhe Turqine ne Ministrine e Jashtme te Gjermanise gjate nje takimi paraditen e sotme me zv/ministren e Jashtme shqiptare Edith Harxhi.

Ne kete takim u trajtua gjeresisht gjendja ne rajon vecanerisht ne Kosove pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe miratimit te Rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se.

Harxhi nga ana e saj e falenderoi Gjermanine per kontributin qe po jep ne zhvillimin e Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor ne pergjithesi.

Nderkaq ajo vazhdon viziten e saj ne Gjermani dhe merr pjese ne konferencen Sfida dhe Perspektiva per Bosnje-Hercegovinen organizuar nga Instituti Aspen.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30629-lambsdorff-shqiperia-rol-te-matur-dhe-pozitiv-ne-rajontitleLambsdorff Shqiperia rol te matur dhe pozitiv ne rajontheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›