PS leter-ankese Parlamentit Evropian Do djegin fletet e votimit

Tirane 16 shtator NOA - Kriza politike ne Shqiperi eshte thelluar edhe me shume ndersa qeveria po pergatit djegien e fleteve te votimit te 28 qershorit 2009. Ky ka qene fakti selia roze sot permes nje letre te posacme u ka bere me dije perfaqesuesve te Parlamentit Evropian.
E drejtuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci perkatesisht ndaj krereve te grupeve parlamentare kryesore ne Parlamentin Evropian Martin Schulz dhe Joseph Daul si edhe komisionerit per Zgjerimin Stefan Fule kjo leter parashtron shqetesimin e selise roze lidhur me masen e paralajmeruar te KQZ-se per djegien e flereve te votimit ku ajo ka bazuar ne fakt edhe transparencen e procesit zgjedhor te 28 qershorit te vitit te kaluar.
Nepermjet kesaj letre une do te doja tju informoj se PS dhe grupi parlamentar i saj pershendet Rezoluten e Parlamentit Evropian per Shqiperine te miratuar ne Strasburg me 8 korrik 2010 si nje dokument i rendesishem qe paraqet hapat e rendesishem te cilat duhet te ndermerren nga aktoret kryesore politike ne Shqiperi ne menyre qe te mbeshtetet procesi evropian per integrimin nis letra e drejtuar PE-se nga Ruci.
Duke vijuar me tej se me qellim te zbatimit te plote te kesaj rezolute dhe ne perputhje me perpjekjet e vazhdueshme dhe ankesat e institucioneve te BE-se per nje zgjidhje te shpejte te krizes politike ne vend kemi kerkuar rivendosjen e dialogut politik me shumicen qeveritare ne menyre qe se bashku te identifikojme hapat e nevojshem per zgjidhjen e krizes se tanishme politike.
Pas kerkeses sone publike ne kete aspekt gjate gjysmes se dyte te korrikut 2010 udheheqesit e opozites dhe shumica e grupeve parlamentare u takuan per disa raunde bisedimesh per te arritur nje zgjidhje te pershtatshme per krizen e tanishme por per fat te keq takimet ishin te pasuksesshme dhe nuk dhane ndonje rezultat konkret citon me tej letra.
Nder te tjera Ruci shton ne kete leter edhe faktin se opozita i ka derguar nje dokument konfidencial mazhorances e cila permbante nje oferte te plote politike dhe ligjore per zgjidhje te shpejte dhe te plote te krizes politike ne vend.
Oferta jone politike perfshinte nje projekt-marreveshje midis Partise Demokratike dhe Partia Socialiste qe do te beje te mundur nje zgjidhje te menjehershme dhe te plote te krizes politike ne vend bazuar ne parimet e kushtetutshmerise dhe te transparences dhe hap nje faqe te re per bashkepunim afatgjate ne mes te dyja palet thuhet ne leter.
E shton se ndersa duke lejuar qeverine te marre kohen e nevojshme per te vleresuar dhe per tiu pergjigjur plote ofertes politike te PS qeveria ka abuzuar me tolerancen e opozites.
Ndersa ne kerkuam te ofrojme nje zgjidhje edhe me shume konstruktive per zgjidhjen e krizes qeveria u pergjigj duke u kthyer ne pozicionin qe ka mbajtur qe nje vit me pare. Reagimi i qeverise nuk e perkrah fillimin e procesit te hetimeve pa marre nje pergjigje nga Komisioni i Venecias ne lidhje me fletet e votimit qe do te thote nje renie te thelle per qendrimin qe mbajten gjate negociatave para miratimit te Rezolutes Parlamentit Evropian citon Ruci ne ankesen e tij.
Duke perfunduar se nuk ka asnje dyshim se kjo perpjekje e fundit te qeverise eshte edhe nje perpjekje per te larguar te gjitha shanset per nje hetim parlamentar te zgjedhjeve 2009.
Ne jemi shume te shqetesuar sepse cdo shtyrje te procesit te hetimit te zgjedhjeve parlamentare 2009 do te kontribuoje ne thellimin e krizes politike ne vend dhe situata eshte bere shume kritike pas deklaratave te fundit te kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili tha se do te nxjerre ne 17 shtator 2010 nje vendim per hapjen e kutive te votimit dhe per te eliminuar fletet e votimit nen pretekstin se kutia duhet te jete e zbrazur ne funksion te zgjedhjeve lokale te cilat do te mbahet me 8 maj 2011. Nese ky vendim do te merret atehere mundesia per nje hetim parlamentar te zgjedhjeve 2009 do te ishte perfundimisht e humbur perfundon letra.
n.e/NOA
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30630-urgjent-ps-leter-ankese-parlamentit-evropian-do-djegin-fletet-e-votimittitlePS leter-ankese Parlamentit Evropian Do djegin fletet e votimittheme blue nickagjencianoa