E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta i dorëzon detyrën Haxhinastos: Në MPJ, më mirë një diplomat, se politikan

Tiranë, 17 shtator, NOA Më mirë një diplomat se një politikan në ministrinë e Punëve të Jashtme.

Këto fjalë ka zgjedhur të thotë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministrit të Jashtëm, ndaj pasardhësit të tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, duke pohuar se gjatë këtij viti në qeverisje është munduar të japë maksimumin e tij në fushën e diplomacisë.

Përveçse punës që pati mundur të bëjë brenda një viti në kryesimin e ministrisë së Punëve të Jashtme, zv/kryeministri Ilir Meta tha do të vazhdojë të japë kontributin e tij në fushën e diplomacisë, duke e ndihmuar edhe ministrin e ri, Edmond Haxhinasto, që e merr sot këtë detyrë.

Sipas Metës, kjo ministri ka mundur të ketë një bilanc suksesi, duke iu referuar punës së madhe lobuese për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian apo edhe asaj për përmirësimin e shërbimit diplomatik të vendit tonë.

Ai ka pohuar e një rol të madh ky dikaster nuk harron ti kushtojë as forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/30655-meta-i-dorezon-detyren-haxhinastos-ne-mpj-me-mire-nje-diplomat-se-politikan","title":"Meta i dorëzon detyrën Haxhinastos: Në MPJ, më mirë një diplomat, se politikan","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" });

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›