Lamers: Mali i Zi i plotëson kushtet për anëtarësim në NATO

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers, ka vlerësuar sot në Podgoricë se Mali i Zi, është partner i rëndësishëm i kësaj aleance ushtarake dhe se i plotëson “të gjitha kushtet” që të bëhet pjesëtar i 29-të i saj.
Lamers është takuar me Kryeministrin malazez, Igor Lukshiç, i cili ka thënë se vendi i tij është i vendosur që t`i bashkohet NATO-s dhe BE-së, por qëllimi i saj nuk është thjeshtë vetëm anëtarësimi.
Lukshiç dhe Lamers e kanë vlerësuar pozitivisht edhe bashkëpunimin që e ka ushtria e Malit të Zi me misionin paqeruajtës në Afganistan.