E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja, në 20 vite 10 mijë viktima nga vetëgjyqësia

Vetëm në dy dekadat postkomuniste, gjakmarrja ka shkaktuar 10.070 të vrarë. Nga kjo shifër zyrare, 80 përqind e vrasjeve ka ndodhur për çështje pronësie, për të vijuar me pas për çështje nderi. Statistikat janë të larta edhe për numrin e personave të ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Në këtë rast ka 5500 njerëz që vuajnë izolimin brenda mureve të shtëpisë dhe 9000 fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkolla. Ky është vetëm një pjesë e raportit e bërë nga OSBE/ODIHR dhe komiteti i pajtimit ndërkomëbtar. Sipas tyre, faji është mungesa e drejtësisë.
Komuniteti i pajtimit ndërkombëtar përgjatë seancave 2 mujore në shtëpitë e ngujuarve kanë arritur të pajtoj 142 familje në hasmëri për vrasje të paramenduar. Po kështu janë mbyllur mjaft konflike për çështje pronësie. Nga pajtimet e bëra, të paktën 820 familje lanë izolimin më 8 maj për tu drejtuar procesit të votimit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›