E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lami: Zgjidhja e krizë, e pamundur politikisht



Analisti Roland Lami i ftuar në "Ora Neës" ka deklaruar se zgjidhja është e pamundur nga mënyra se si palët i janë qasur asaj, pasi ata kanë shkuar në pretendime juridike, dhe jo politike. Sipas tij, palët nuk mund të binden nëse nuk merret një vendim juridik dhe zgjidhja politike është e pamudnur . "Vështirë të merret një vendim juridik. Nëse do merret një vendim politik, atëherë është sërish e vështirë të arrihet zgjidhja, pasi palët nuk bien dakord për fletët e votimit", saktësoi ai.

Lami vlerësoi se liberalizimi i vizave do të përbëjë një armë të fortë për PD-në në zgjedhje.
"PD do ta shrytëzojë këtë çështje për t'u afruar edhe më shumë me elektoratin. Nga pikëpamja politike është korrekte, pasi edhe opizita do bënte të njëjtën veprim", tha ai.
Sipas Lamit, kushtet e vendosura nga KE për heqjen e vizave janë të karakterit politik më shumë se sa të karakterit administrativ. Lami theksoi se në këto 10 muaj opozia ka folur vetëm për kutitë dhe mazhoranca është marrë me vizat, duke mos hyrë në debate për substancën, si për shembull me ekonominë e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›