E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore i anulon borxhet Haitit



Banka Botërore vendosi që të anulojë ditën e premte të gjitha borxhet e mbetura të qeverisë së Haitit ndaj Shoqatës për zhvillimin Ndërkombëtar, i cili është ekzekutivi i bankës për mbështetjen e vendeve më të varfra dhe për dhënien e huave. Borxhi i Haitit ishte 36 milionë dollarë.
Në një deklaratë të Bankës Botërore theksohej se anulimi i borxhit të Port Au Princ u realizua fal kontributeve të këtyre vendeve: Italia, Belgjika, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Japonia, Holanda, Norvegjia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.
Haiti tashmë nuk i detyrohet më asgjë Bankës Botërore, ndërkohë që kjo e fundit pas tërmetit shkatërrimtar të janarit vuri në dispozicion të autoriteteve haitiane fonde deri në 479 milionë dollarë deri në qershor të vitit 2011.
"Anulimi i borxheve të Haitit është vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur rindërtimin e vendit dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë pranë me qeverinë vendase dhe partnerët ndërkombëtare për të mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatgjatë", deklaroi presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›