E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Objektivi i ynë, Premier Liga

Frank Lampard ka caktuar Premier Ligën si objektiv të Chelseat në sezonin e ri. Edhe pse mesfushori anglez ka pranuar se Liga e Kampionëve mbetet ende si trofe i shumëkërkuar i Bluve, prioritet për të është kampionati anglez. "Unë jam rritur duke shikuar Premier Ligën para së gjithash, dhe është një ndjenjë e bukur të jesh ekipi më i mirë në vendin tënd, kështu që e dëshiroj sërish trofeun".
"Padyshim se Liga e Kampionëve është diçka që dua ta fitoj, së paku njëherë në karrierën time, por për mua Premier Liga është ajo ku duhet të tregojmë qëndrueshmëri në nivelet që kemi pasur disa vite më parë", është shprehur Lampard për faqen zyrtare të Chelseat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›