E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, 46 të plagosur nga shpërthimi i autobombës

Të paktën 46 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një autobombe në Burgos të Spanjës. Ngjarja ndodhi rreth ores 02.30 të mëngjesit të sotëm. Mediat bëjnë të ditur se në spital janë shtruar 38 të plagosur, të cilët për fat të mire nuk janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi ndodhi në një kazermë, e cila pas ngjarjes u evakua menjehërë. Policia spanjolle ka nisur hetimet, ndërkohë që shpërthimi deri tani nuk është marrë përsipër nga asnjë grup terrorist.
Agjencia e lajmeve "Europa Press" njoftoi se sipas një zëdhënëseje të Rojës Civile, policia paraushtarake e Spanjës, sulmi mund të jetë vepër e grupit separatist bask ETA. Kjo organizatë ETA është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 800 personave gjatë fushatës së saj 40-vjeçare për një shtet të pavarur bask në veri të Spanjës dhe në jug të Francës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›