E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard dëshiron fitoren e Ligës së Kampionëve

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me Blutë, të parën në karrierën e tij dhe në historinë e klubit. “Ne kemi qenë aq afër tri vite më parë. Ishte grupi i njëjtë i lojtarëve sikurse çdo vit. Kur keni sukses në Ligën Premier, nuk është thjeshtë falë pronarit, por është edhe për shkak të tifozëve të cilët duan edhe triumf në Evropë”, u shpreh ai.

Sipas Lampard, jo gjithmonë ekipi më i mirë në Evropë e fiton titullin. “Ndaj ne e duam atë trofe në kabinet, i vetmi që po na mungon”, shprehet mesfushori.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›