E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Reali "ndryshon" stadiumin

Klubi mbretëror, Real Madrid, shumë shpejtë do ti propozoj partnerëve të saj të biznesit, një renovim të madh të stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Si pjesë e ndryshimeve pritet të jetë, mbulimi i stadiumit, i cili do të përfshihet nga një pjesë me ngjyrë të bardhë, që do ti jepte një pamje spektakolare.

Poashtu sipas zyrtarëve të klubit, do të parashihej edhe ndërtimi i dy shesheve të reja publike, pranë stadiumit, si dhe një parking i ri nën-tokësor. Kujtojmë që edhe rivali i Reali, Barcelona ka paraqitur një projekt, që përfshin rritjen e përmasave të stadiumit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›