E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionatet europiane rezultatet e kesaj jave

Lille mundi në tranfertë 3-1 St.Etienne, duke ruajtur ecurinë e kryesuesëve të Lionit në javën e 5-të të kampionatit francez të futbollit. Kampionët në fuqi përmbysën avantazhin e vendasve në pjesën e parë, nsdërsa edhe një herë lojtari më i mirë ishte Eden Hazard. 

Vendasit do të kalonin në epërsi në minutën e 8-të falë një autogoli të Ronzhendal, por megjithëse do të mbyllnin me sukses fraksionin e parë nuk do të arrinin të dilnin me pikë nga kjo sfidë. Hazard do të barazonte shifrat në minutën e 55-të, duke nisur dhe pikën e kthesës për skuadrën e tij. Sulmuesi belg bëhet heroi I sfidës me golin e dytë të Lille, ndërsa e shkëlqyer ishte dhe paraqitja e mesfushorit anglez Joe Cole. I ardhur nga Liverpool, Cole do të ishte protagonist në golin e trëtë të shënuar nga Obrianiak, që do të vuloste suksesin e Lille. Kjo e fundit është ngjitur në kuotën e 10 pikëve [pas javës së pesët të Ligës 1, me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Olimpique Lyon.

Në kampionatin hollandez, Ajaksi I Amsterdamit mundi me vështirësi 3-2 Herakles, duke u ngjitur në kry të rennditjes. Dy gola të shënuar nga De Jong dhe një që mban firmën e Sulejmanit I kanë dhuruar fitoren skuadrës së drejtuar nga De Boer dhe në të njëtin kohë bënë të pavlefshëm avantazhin e shpejtë të vendasve që shënuan të parët me Ocertoomk. Pas kësaj fitoreje, Ajaksi ka marrë kryesimin e kamopionatit hollandezs me 13 pikë në pesë ndeshjet e para të sezonit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›