E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard, lojtari i dekadës në Premier Ligë

Tabloidi “The sun” shkruan se Lampard është figura dominuese në statistikat e Premier Ligës gjatë dhjetë viteve të fundit. Të dhënat e OPTA-s, e cila nxjerr statistikat e Premier Ligës prej 1 janarit 2000, tregojnë se mesfushori anglez është ai që e meriton këtë titull.Frenk Lampard ka numrin më të madh të ndeshjeve (345 gjithsej, pesë më shumë se Xhemi Karrager), numrin më të madh të fitoreve (210 gjithsej), numrin e dytë më të madh të pasimeve për gol (76 gjithsej, pas Rajan Gigs) dhe numrin e katërt më të madh të golave të shënuar (100, ndërkohë që i pari renditet Henri me 169 gola me Arsenalin).                                                                                               

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›