Topi uron të krishterët për festën e lindjes së Krishtit
Në përfundim të kësaj vizite, Presidenti Topi, nëpërmjet mediave të pranishme, u përcolli urimet më të sinqerta për mbarësi, begati e lumturi të gjithë besimtarëve të krishterë. “Në këtë natë të shenjtë do të dëshiroja të përcillja një mesazh për të gjithë besimtarët e krishterë. Kjo natë na ofron të gjithëve për më shumë paqe, për më shumë dialog, për më shumë komunkim qytetar dhe për të ardhur sa më afër njerëzve që realisht janë në nevojë. Dhe të gjithë së bashku për të ndërtuar dialogun në funksion të një perspektive më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Dëshiroj edhe juve t’ju përshëndes dhe kemi rastin t’ju uroj edhe për Vitin e Ri!” - u shpreh Kryetari i Shtetit.