Topi: Zgjedhjet, një histori e mbyllur
“Unë mendoj që pozicionin tim si president e kam mbyllur përsa i përket vlerësimit të zgjedhjeve. Ky është një vlerësim i bërë dhe nuk jam konformist kur i bëj ato. Unë kam bërë prononcime individuale edhe atëherë kur subjekti im politik mendonte ndryshe. Unë vlerësimin për zgjedhjet e kam dhënë njëherë”, u shpreh Topi në emisionin “Top Story”.“Përsa i përket zhvillimeve politike, mënyra se si i shohin partitë gjërat është ekskluzivitet i tyre. Për të zhvilluar debat politik ka hapësirë te pafund. Dikujt mund t’i vijë keq që unë shprehem kështu, por une flas mbi parimet kushtetuese. Në nëe bashkëpunim politik ka mundësi të debatohet dhe të lëshohet, pra është në vullnetin e partive. Unë nuk mund të jap leksione”, shtoi kreu i shtetit. Topi tha më tej, se duke qenë se është në krye të KLD-së, është i detyruar të respektojë vendimin e gjykatave. “Duke qenë se jam edhe në pozicionin e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam respektuar dhe vazhdoj të respektoj vendimin e gjykatave të Apelit, të cilat janë zgjedhur me preferencat e përfaqësuesve të partive kryesore, në praninë time. Dhe së treti, meqenëse ne kemi pranuar monitorët e përfaqësuesve ndërkombëtarë të organizatave ku ne bëjmë pjesë, OSBE/ODIHR-it, i jam referuar raportit final të këtyre organizatave. Çka do të thotë tre pika reference shumë të forta dhe do të thoja që të gjitha së bashku, përbëjnë automatikisht dhe zërin e Presidentit. Dhe asnjë nga këto elementë që unë përmenda nuk besoj se ka pasur lëshim kur unë jam shprehur për mbarëvajtjen e këtij procesi”, nëvizoi presidenti i vendit.