Lampard, trajneri i ri i Evertonit: Një nder i madh

Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tashmë është zyrtar: Frank Lampard është trajneri i ri i Evertonit. Ish-mesfushori zë vendin e të shkarkuarit Rafa Benitez, i cili largohet nga skuadra që ndodhet në vendin e 16-të. Ish-trajneri i Chelsea ka nënshkruar një kontratë për du vite e gjysmë, deri në qershor 2024 dhe do ta drejtojë skuadrën që të shtunën e ardhshme në raundin e katërt të FA Cup kundër Brentford në Goodison Park.
Lampard do të mbështetet nga Joe Edwards, Paul Clement dhe Chris Jones. Këto janë fjalët e para të Lampard: “Është një nder i madh për mua të përfaqësoj dhe të drejtoj një klub të përmasave dhe traditës si Everton. Unë me të vërtetë dua të filloj. Mbështetja e tifozëve do të jetë vendimtare.”