E Enjte, 5 Nëntor 2026

Materniteti i ri i Beratit do të hapë dyert së shpejti, Rama publikon pamje

Materniteti i ri i Beratit do të hapë dyert së shpejti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, shprehet se spitali do të hapë dyert së shpejti duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti.

“Mirëmëngjes dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Nga simbol i harresës në dekada të tëra, ky maternitet është kthyer në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Spitali i ri ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ofron një standard të ri shërbimi në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›