Del Piero pritet ta nisë nga stoli derbin e Italisë
Torino - Alesandro del Piero pritet ta fillojë nga stoli super ndeshjen e Juventusit këtë fundjavë përballë Interit. Prestigjizja “Gazzetta dello Sport” publikon se trajneri Klaudio Ranieri pritet të hedhë në vijën e parë Jakuintën dhe Trezegenë. Këtë gjë tekniku i Juves e ka bërë edhe në ndeshjet e kontrollit, duke e lënë mënjanë kapitenin legjendar.
Derbi i Italisë, i cili do të luhet të shtunën në mbrëmje, pritet të vulosë gjithçka për skuadrën kampione të këtij sezoni. Interi ndodhet i shkëputur me dhjetë pikë nga Juventusi i vendit të dytë, dhe një fitore tjetër e kryesuesve do t’i jepte fund gjithçkaje.