Lamtumire Agim Qiriaqi
Teatri dhe skena humben nje aktor te pashoq, qe la pas nje pasuri te cmuar rolesh
Te aferm, miq dhe politikane i dhane dje lamtumiren e fundit aktorit te madh te skenes dhe teatrit, Agim Qiriaqi, i cili u nda nga jeta te dy dite me pare, ndersa vuante prej kohesh nga semundja e rende e Alzhaimerit. Ne moshen 59-vjecare jeta e tij u shua pas tre muajsh agonie ne nje qender rehabilitimi, duke nderprere keshtu edhe karrieren e tij artistike. Ndersa shfaqja e te dieles ne TK, "Elektra", iu kushtua te ndjerit Qiriaqi, paraditen e djeshme, te pranishem ne mjediset e Teatrit Kombetar, ku u kryen homazhet per nder te aktorit, ishin personalitete te njohur, mes se cileve Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kreu i MTKRS-se, Ferdinand Xhaferaj, kryetari i bashkise se Tiranes dhe PS-se, Edi Rama, artiste, kolege, miq e te aferm te tij. "Me hidherim te madh mesova per ndarjen e parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te shtrenjte e te pazevendesueshem! Ne keto caste fatkeqesie dhe dhimbjeje te thelle per humbjen e te dashurit Agim, deshiroj t'ju gjendem shpirterisht prane, duke ju shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta", u shpreh presidenti Topi, duke e cilesuar Qiriaqin si "njeriun, i cili ia perkushtoi jeten me altruizem e profesionalizem familjes, aktrimit si dhe vlerave me te spikatura qytetare". Nga ana e tij, kreu i opozites, Edi Rama, e konsideroi nje humbje te madhe vdekjen e aktorit, i cili ka interpretuar shume role ne skenat dhe filmat shqiptare, duke lene pas nje arkiv te cmuar per brezat. "Rasti ma ka sjelle qe fatkeqesisht te gjendem shpesh here ne kete pozite ne keto vite. Detyrohem te gjej fjale qe ne fakt jane shume te veshtira per t'u gjetur, per te shprehur respektin, mirenjohjen dhe njekohesisht permasen e nje humbjeje sic eshte humbja e nje artisti qe ka lene gjurme ne kujtesen e secilit dhe ne kulturen tone kombetare", theksoi Rama, duke shprehur vec hidherimit dhe ngushellimit, edhe shqetesimin qe per vendet qe po zbrazen ne panteonin e kultures se gjalle shqiptare dhe qe po mbushin panteonin e kujteses, duhet bere cmos qe te zevendesohen me te tjere. Sipas tij, per brezin e ri dhe per brezat qe vijne te aktoreve dhe aktoreve, do te jete me e lehte pikerisht per shkak se aktore si Agim Qiriaqi dhe te tjere, qe u ndane perpara nga jeta perpara tij; kane lene pas nje eksperience te cmuar qe pa asnje dyshim u sherben si pike referimi dhe atyre qe japin mesimin e ketij arti te madh dhe atyre qe e marrin kete mesim. Hera e fundit qe aktori Agim Qiriaqi u ngjit ne skene ishte ne vitin 2006 per dramen "Pjata prej druri", ndersa vitin e shkuar komedia "Kengetarja tullace" u perkthye prej tij.
Kush eshte aktori dhe regjisori Agim Qiriaqi
Agim Qiriaqi lindi ne Kolonje ne vitin 1950 ndersa karrieren si aktor e filloi ne Teatrin Kombetar, pas mbarimit te studimeve ne Akademine e Arteve ne Tirane, me 1973. Shume shpejt u be i njohur me filma si "Rruge te bardha" apo "Lulekuqe mbi mure". Me rolin e tij ne kete prodhim, ai fitoi edhe cmimin e pare ne Festivalin e Dyte te Filmit, ne vitin1977. Me pas punoi si regjisor ne TVSH, ku realizoi si regjisor e aktor shume telefilma, mes te cileve edhe filmin artistik "Dorina" (1980). Gjate kesaj kohe vazhdon te punoje intensivisht ne filma, duke qene i preferuar nga shumica e regjisoreve. Pervec roleve ne kinematografine shqiptare, Qiriaqi nisi te jape edhe mesim Mjeshterine e aktorit ne Akademine e Arteve, pervoje te cilen e vazhdon edhe pas rikthimit ne Teatrin Kombetar, me 1981. Ne vitet '80 ai u rikthye ne teater me role dramatike dhe komike. Me 1989 u largua per here te dyte nga Teatri Kombetar, kete here per nje trajnim 2-vjecar prane te famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) ne Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) te Milanos dhe pastaj ne Teatrin Elizeo (Eliseo) te Romes. Qiriaqi u rikthye ne Teatrin Kombetar ne vitin 1991, kete here me i dhene pas regjise. Ndonese vazhdon te interpretoje ne teater dhe ne film, te mbaje here pas here kurse me studentet e regjise ne Akademine e Arteve, eshte gjithmone e me aktiv ne regji. Lista fillon me "Rikardi III" te Shekspirit (1992) dhe vazhdon me "Fando e Lis" te Arrabalit, me te cilen fiton Cmimin "Aleksander Moisiu" ne Festivalin e vitit 1994, "Marrezia e madheshtise" te Vangjel Kozma, "Kengetarja tullace" te Ioneskos dhe mbaron me "Armiku i popullit" te Ibsenit. Krahas krijimtarise, angazhohet edhe si perkthyes dramash ("Fando e Lis" dhe "Kengetarja tullace"), bashkepunetor dhe anetar i Keshillit Botues te buletinit Teater, anetar i bordeve te Studios Alba Film dhe Akademise se Arteve, bashkethemelues dhe kryetar i pare i Shoqates Mbarekombetare te Artisteve te Teatrit (1992). Me 1996 fiton titullin "Asistent Profesor". Ne sezonin 2002-2003 ka qene drejtor i Teatrit Kombetar.