E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi nderon kujtimin e aktorit të shquar të skenës shqiptare

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi sot me respekt kujtimin e aktorit të shquar të skenës dhe ekranit shqiptar, Agim Qirjaqi, i cili u nda dje nga jeta në mënyrë të parakohshme. Në homazhet e zhvilluara në Teatrin Kombëtar, Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt përpara aktorit, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm, i dhuroi publikut shqiptar personazhe të panumërta nëpërmjet një aktrimi dinjitoz duke i dhënë artit tonë skenik e kinematografik një kontribut të vyer e duke edukuar njëkohësisht breza aktorësh të rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›