E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perjetesisht Dashuri ne Teatrin Kombetar

Regjisori dhe autori i veprës “Përjetësisht Dashuri” Mihallaq Luarasi rrëfen për abc news detajet rreth vënies në skenë të kësaj shfaqjeje në Teatrin Kombëtar. Luarasi rikthen në skenë dhe në rol kryesor pas shume vitesh zonjën e madhe të artit Drita Pelingu dhe krahë saj do të interpretojë aktori Vangjel Toçe. Kjo dramë është realiste dhe trajton problemin e madh social, vetminë e pleqve. Luarasi na bën me dije se kur e ka shkruar këtë pjesë, 12 vjet më parë e ka shkruar enkas për aktoren e mirënjohur Drita Pelingu dhe qëllimi është transmetimi i dashurisë në çdo moshë.

Në qendër të veprës është çifti i të moshuarve, i cili do të jetësohet nga Drita Pelingu dhe krahë saj do të interpretoj aktori Vangjel Toçe i cili thotë se ky rol i ka ngjitur që në fillim dhe e sheh shumë afër vetes.

Premiera “Përjetesisht Dashuri” do të vijë për spektatorin në fillim të muajit maj, tashmë artistët sapo kanë mbaruar provat e tavolinës dhe presin të ngjiten në skenë. Skenografia dhe kostumografia i është besuar Genc Shkodranit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›