Diaspora Shqiptare ne Ameriken e Veriut

Në kuadër të 100 vjetorit të federatës së parë shqiptare “Vatra”, është çelur ekspozita “Diaspora Shqiptare në Amerikën e Veriut” në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë është realizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Për herë të parë ekspozohen dokumenta dhe fotografi të kësaj shoqërie.
E pranishme në këtë ekspozitë ishte edhe Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e cila tha se “ky është një 100 vjetor në të cilin ne jemi krenar si asnjëherë në historinë tonë mijëvjeçare, dhe jemi të lirë si asnjëherë në histori”.
Ndërkohë që drejtorja e arkivit të shtetit zonja, Nevila Nika gjatë fjalës së saj vlerësoi kontributin e federatës “Vatra”.
Në këtë ekspozitë u pasqyruan dokumente që nisin nga krijimi i shtetit, aktivitetet e organizuara nga kjo shoqatë, manifestime për të mbështetur çështjen shqiptare, dokumente që dëshmojnë angazhimin për të marrë mbështetje në forume të ndryshme ndërkombëtare, fotografi të shumta, që nga personalitetet që e themeluan si Fan Noli, foto të bandës “Vatra”, foto të gazetës “Dielli” ndër vite, korrespondenca dhe letërkëmbime