Lamtumire Liz e paharrueshmja Kleopatra
TIRANE- Kur vdes një aktore, e cila ka bërë histori në kinema është e lehtë të thuash që është shuar një yll. Por me Elizabet Tejlor, shprehja nuk është vetëm një retorikë boshe. Me Liz shuhet ylli i fundit i Hollivudit të viteve 50- 60, e cila ka bërë që edhe në ditët e sotme të ëndërrojnë shumë. Për herë të fundit që u paraqit në publik ishte fundi i qershorit 2009, në varrimin e mikut të saj më të madh Majkëll Xhekson. Më pas i ishte fshehur reflektorëve, ajo që gjithë jetën kishte kaluar përpara kamerave. Lajmi për vdekjen e saj në moshën 79 vjecare u raportua nga mediat amerikane.
Karriera- Liz Tejlor lindi në Angli më 27 shkurt 1932. Suksesin e parë e pati në moshën 11 vjecare me filmin “Lesi”, por në kinema kishte debutuar një vit më parë. Më pas kaloi nga një sukses në tjetër me interpretime të paharrueshme si në “Gra të vogla” , “Babai i nuses” dhe “Babai bëhet gjysh“(1950 e 1951), “Një vend në diell” (1951). Periudha e saj e artë është në vitet 50 dhe fillimi i viteve 60-të me filma që kanë bërë histori në kinema “Gjigandi” (1955), “Pema e jetës” (1957), “Macja në catinë që lëviz” (1958), “Kleopatra (1963) etj. Në këtë film nisi dhe historinë e dashurisë me Richard Burton, me të cilin u martua dy herë, një në 1964, dhe u divorcua në 1974. Gati një vit më vonë u rimartuan për tu rindarë më 1976. Gjithsej Liz është martuar 8 gerë me 7 burra dhe mbeti një herë e ve. Nga bashkëshortët e saj ajo pati 3 fëmijë.
(s.g/Corriere dela Sera/ BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Lamtumire Liz, diva me sytë vjollcë VIDEO: Lamtumire Liz, e paharrueshmja Kleopatra