Duro: Do thyejmë tabunënuk është më ndeshja e 2007
TIRANE- Kanë kaluar 4 vjet që nga ajo humbje 2-4 e Shqipërisë me Bjellorusinë, por objektivi i skuadrës kuqezi mbetet ende i njëjti, ai i arritjes së vazos së katërt për shortin e ardhshëm. Në prag të takimit të së shtunës, futbollistët pohojnë se këtë herë do të jetë ndryshe, megjithëse skuadra ish-sovjetike është konfirmuar në muajin tetor se ka bërë më shumë hapa përpara se ajo shqiptare. Kjo është një nga ato ndeshje, ku një fitore të çon në vendin e dytë dhe i bën presion vendit të parë, kurse një humbje ose një barazim krijon një situatë tjetër, - pohoi mesfushori Klodian Duro, një nga ata që ka qenë në fushë në të gjitha përballjet me Bjellorusinë. – Diferenca me ndeshjen e 2007? Diferenca qëndron në faktin se u luajt në vitin 2007 dhe tani jemi 4 vjet më mbrapa. Asnjë ndeshje nuk është e njëjtë me tjetrën. Unë shpresoj që ato dy gola që kemi bërë në atë sfidë të para 4 viteve, t’i bëjmë edhe të shtunën, sepse tani nuk jemi më një ekip që pësojmë shumë gola”, shton ai. Një tjetër fakt që nuk favorizon Shqipërinë, janë statistikat. Kombëtarja nuk ka fituar asnjë nga tre përballjet e fundit me bjellorusët, ndërkohë që përveç kësaj, kundërshtarët prej 11 vitesh nuk njohin asnjë humbje në muajin mars. “Ndoshta këto ju shërbejnë ju gazetarëve për statistika, - thotë Duro. – Unë shpresoj që marsi të jetë mbarësia jonë dhe të thyejmë tabunë ndaj Bjellorusisë. Kënaqësia jonë është të japim më të mirën për ekipin tonë kombëtar”, deklaron më tej mesfushori kuqezi. Ndërkohë, mbrojtësi Admir Teli, që pritet të luajë titullar për shkak të mungesës së Debatik Currit, shprehet se Shqipëria duhet të ndryshojë shumë gjëra në këtë sfidë. Do të kemi përballë një ekip shumë të fortë, me një përgatitje të lartë fizike dhe me një ritëm shumë të lartë loje, - deklaroi mbrojtësi shkodran. – Ne duhet t’u përgjigjemi me një vendosje të mirë taktike, duhet të kemi kujdes që t’u japim mundësi sulmuesve të dalin para portës, gjë që na mungoi në ndeshjen e parë”, shton ai. Bjellorusia konsiderohet si kundërshtari direkt i Shqipërisë, por ajo nuk ka pësuar asnjë gol në këto eliminatore. Bjellorusët kanë arritur 2 fitore dhe 2 barazime, ndërsa i surprizuan të gjithë në takimin e parë, duke mundur 1-0 Francën në Paris.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)