E Diel, 1 Nëntor 2026

TakimI Ivanov-PacolliMaqedonia e Kosovavende mike

SHKUP- Maqedonia dhe Kosova janë vende miqësore dhe nuk kanë çështje të hapura, që hap mundësinë për përforcimin e bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike në interes të qytetarëve të tyre.

Kjo ka qënë deklarata që kanë bërë pas takimit të sotëm presidenti i Maqedonisë dhe i Kosovës, Gjorge Ivanov dhe Behgjet Pacolli, raporton agjencia e lajmeve MIA. 

"Maqedonia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjitha sferat dhe prandaj marrëveshja për linjën kufitare është përfitim i dyanshënm për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontribut për zhvillimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Me mbylljen e kësaj çështje treguam se si në rajon duhet të zgjidhen çështje të ngjashme me dialog dhe me ndërtimin e besimit",- ka nënvizuar presidenti Ivanov.

Ndërkohë që media maqedonase raporton se i të njëjtit qëndrim ka qënë edhe presidenti kosovar, i cili vlerëson se vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë në rrugë të mbarë.

"I zgjodhëm të gjitha problemet të cilat qëndronin në rrugë. Vendosëm marrëdhënie diplomatike në kohën më të përshtatshme dhe tani vazhdojmë të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë. Në rrugën tonë nuk kemi probleme për të cilat do të humbasnim kohë. Na mbetet t'i zbatojmë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe të nënshkruajmë tjera",- ka theksuar Pacolli. 

Në takimin e sotëm është folur edhe për integrimet euroatlantike, për të cilat presidenti Ivanov tha se janë qëllim strategjik i të gjitha vendeve në rajon dhe se Maqedonia qëndron në dispozicion që ta ndihmojë Kosovën, në procession e integrimit.

"Vlerësojmë se ky bashkëpunim institucional do të kontribuojë edhe për bashkimin e dy vendeve dhe realizimin e qëllimit të përbashkët strategjik”,- ka nënvizuar presidenti i Maqedonisë. Ndërkohë që Pacolli ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal midis vendeve fqinje dhe që në këtë bashkëpunim i rëndëishëm është edhe kontributi I Greqisë dhe Serbisë.

"Vetëm shpresoj se krahas Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të bashkohen edhe Serbia dhe Greqia, të cilat duhet ta pranojnë realitetin, të pranojmë se ne jemi realë dhe ekzistojmë dhe se takimet janë në interes të qytetarëve tanë", ka përfunduar Pacolli. 

(e.m/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›