E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumire NBA ONeal kater tituj kampion

Shaquille O'Neal ka njoftuar tërheqjen e tij nga NBA, pas një karriere prej gati dy dekadash në kampionatin më të famshëm të basketbollit botëror. O’Neal cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së basketbollit, ndërsa vendimin e tij për t’i thënë lamtumirë parketit e ka publikuar me anë të një video në rrjetin social Tweter.

Basketbollisti amerikan ia ka postuar videon një mikeshe të tij, duke u shprehur se kishte ardhur koha të tërhiqej nga sporti i luajtur pas 19 vjetësh karriere profesioniste të shkëlqyer. O'Neal, i cili ka fituar katër tituj kampion në NBA, ka luajtur për pesë skuadrat më të mëdha të mëdha të basketbollit amerikan si Orlando Magic, Cleveland Cavaliers, Phoenix Suns, Los Angeles Lakers, Miami Heat dhe në fund Boston Celtics.

Tre nga këto tituj ish-qëndra e kombëtares amerikane i ka fituar me Lakers, ndërsa të katërtin me skuadrën e Miami në vitin 2006. Shaquille O'Neal mban vendin e shtatë në renditjen e shënuesëve më të mirë në historinë e NBA me 28,596, ndërsa i 13-të sa i përket lojës efektive poshtë tabelës me 13,099 rebounds. Në karrierën e tij si profesionist, e cila nisi me Orlando Magic në vitin 1991, O’Neal ka një mesatare të frikshme me 23.7 pikë dhe 10.9 rebound për ndeshje.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›