Fakte te reja Salvator Alende eshte ekzekutuar

Kili tenton të hedhë dritë mbi krimet e diktaturës se Augusto Pinocetit, ndërsa heton mbi vdekjen misteriore të ish-presidentit. Salvator Alende mund të mos jetë vetëvrarë. Hipotezat bëhen edhe më prezente pak distë pas zhvarrosjes së trupit të presidentit kilian që ndërroi jetë më 11 shtator 1973.
Burime hetimore deklarojnë se në trupin e të ndjerit janë zbuluar shenja të dy plumbave çka hedh dyshime se ka qenë dikush tjetër që ka tërhequr këmbëzën e revoles. Sipas Luis Ravanal, ekzistojnë shenjat e dy plagëve të shkaktuara madje nga dy armë të ndryshme njëra kalibër i vogël, ndërsa tjetra ka shkatërruar trurin.
Përveç faktit që janë dy armë të ndryshme, hetuesi thotë se është vështirë të imagjinohet se presidenti ka zgjedhur të vrasë veten me një AK-47. Në librat e historisë kiliane shkruhet se Alende, vrau veten për të mos iu dorëzuar gjeneralit Pinochet që organizoi grushtin e shtetit. Nxjerrja e trupit të tij është pjesë e një hetimi mbi abuzimet e diktatorit që rrëzoi presidentin Alende.
Delina Bitraku