E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire Ndrek Prela

Aktori i njohur shkodran Ndrek Prela u nda nga jeta dje ne moshen 91-vjecare. Ai do te kujtohet per rolet e tij ne filmat shume te dashur per publikun si Ne fillim te veres Flaka e maleve Komisari i drites Operacioni i zjarrit e shume te tjere. Ai do te mbahet mend dhe per shume role te tjera ne teatrin Migjeni te Shkodres. Sot ne teatrin Migjeni kane bere homazhe per nder te aktorit. Politika shqiptare nderon figuren e aktorit te madh Ndrek Prela. Ne mendjen dhe kujtesen e shqiptareve dhe artdashesve do te mbeten gjithnje te pashlyeshme jo vetem personazhet artistike ne skene dhe ne kinematografi qe aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i beri te pavdekshem por edhe e gjithe veprimtaria e tij njerezore e artistike - thekson Topi ne mesazhin e ngushellimit drejtuar familjes Prela. Ndersa Kryeministri Sali Berisha largimin nga jeta te Ndrek Preles e konsideroi si nje humbje te madhe per boten e artit. Ndarja e nga jeta e Ndrek Preles njerit prej personaliteteve me te shquara te botes skenike shqiptare perben nje humbje te madhe per teatrin boten e artit dhe mbare Shqiperine - thuhet ne deklaraten e publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave. Sipas Kryeministrit Berisha Ndrek Prela le pas nje trashegimi te shkelqyer ne kulturen dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushellimet me te sinqerta per humbjen e njeriut tuaj te dashur i lutem Zotit qe shpirti tij te gjeje paqen e amshuar. Ndersa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shkruan ne mesazhin e ngushellimit Ne kujtesen e bashkeqytetareve te mi aktoreve te teatrit Migjeni e te gjithe shqiptareve figura e Ndrek Preles do te mbahet mend si njeriu i perkushtuar qe pasionin dashurine dhe vullnetin e tij ja kushtoi skenes se teatrit. Me ndarjen nga jeta te zotit Prela familja miqte qyteti i Shkodres dhe Shqiperia humbi nje qytetar dhe profesionist te madh te botes se artit dhe te kultures.

Lutemi qe shpirti i tij te prehet ne paqe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›