Lamtumirë Whitney Houston! Këngetarja vdes në hotel
LOS ANGELES-Këngëtarja e mirënjohur Whitney Houston, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare në Beverly Hills, Los Angeles, California. Trupi i pajetë është gjetur nga truproja i saj në hotelin Hilton.
Ende nuk njihen shkaqet e vdekjes të këngëtares dhe aktores amerikane. Sipas raportit të policisë nuk janë gjetur shenja krimi në vendngjarje. Hetuesit thanë se iu përgjigjën dhomës pasi morrën një telefonatë urgjente. Ata thanë se u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston-in në jetë. Policia tha se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.
Whitney Houston prej kohësh vuante nga problemet e varësisë nga droga dhe alkooli.
Këngëtarja e njohur kishte një marrëdhënie martesore problematike me këngëtarin Bobby Brown, edhe ai vuante prej kohësh nga problemet lidhur me drogën.
Whitney Houston për të cilën ishte folur se gjendej në një situatë financiare shumë të vështirë dhe pranë falimentimit, kohët e fundit kishte bërë publike problemet e saj me drogën dhe alkoolin. Disa herë këngëtarja kishte nisur betejën me problemet e saj të varësisë duke provuar dhe rehabilitimin, por siç duket pa sukses.
Ditët e fundit këngëtarja është fotografuar teksa ka shkuar për një vizitë tek mjeku në Beverly Hills. Dhe një natë përpara ndarjes nga jeta është parë në gjendje shumë të keqe në një club nate në Beverly Hills.
Nderkohe sot ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.
Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga atristët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.
Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si 'The Bodyguard' dhe 'Waiting to Exhale'.
E ashtuquajtura "Zëri", Whitney Houston dominoi skenën muzikore amerikane të popit dhe të soulit në vitet 1980 dhe 1990 duke fituar gjashtë çmime Grammys.
Kushërirë e Dionne Warwick dhe vajza e një këngëtari Cissy Houston, Huston lindi më 9 gusht 1963 në Newark (Nju Xhersi).
Whitney nisi një rrugë të suksesshme në botën e muzikës.
Mes hiteve të saj më të mëdha bëjnë pjesë "How Will I Know", "Saving all My Love for You" dhe "I Will Always Love You."
Karriera e saj u pengua nga problemet e drogës.
Bota e Muzikës përshëndet kujtimin e Whitney Houston
Këngëtarë, produktorë dhe fansa përshëndetën sot kujtimin dhe zërin e jashtëzakonshëm të Ëhitney Houston, e cila vdiq dje pasdite në Beverly Hills në moshën 48-vjeçare duke i bërë homazhe një prej këngëtareve më të mëdha të popit të kohëra tona.
Shumë artistë kanë reaguar menjëherë për vdekjen e divës së popit në rrjetin social Tëitter, si Mariah Carey, "zëmërthyer" nga lajmi.
"Jam e mbërthyer nga lotët pas vdekjes tronditëse të mikes time, të pakrahasueshmes Ëhitney Houston", shkruan këngëtarja.
"Ne kemi humbur një legjendë tjetër. Dashuria ime dhe lutjet e mia shkojnë për familjen e Whitneyt", deklaroi Christina Aguilera, ndërkohë që Rihanna thjesht ka shruar: "Nuk kam fjalë! Vetëm lot".
Këngëtari Smokey Robinson deklaroi për CNN shpresoj që "njerëzit të mbajnë mend gjëra pozitive për këtë legjendë, dhe jo problemet. Të gjithë kanë probleme. Këngëtarja që humbi shkëlqimin nga droga, ishte një prej zërave më të bukur në historinë e muzikës'', shtoi ai.
Për këngëtarin amerikan, Tony Bennett, ''vdekja e Whitney Houston është një tragjedi'', shkruan "në rrjetin social Tëitter. Sipas tij diva ishte këngëtarja më e njohur që kishte dëgjuar ndonjëherë dhe ajo do të na mungojë.
Neil Portnoë, president i Recording Academy, organizator i Grammy Aëards, që do të jepen sot, theksoi në një komunikatë se artistja, laureate e gjashtë çmimeve Grammys, ishte një prej këngëtareve më të mëdha të popit në kohërat tona.
"Një dritë që u shua në komunitetin tonë sot dhe ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së saj, miqve dhe fansave dhe të gjithë atyre që janë prekur nga zëri i saj'', shtoi ai.
Muzikanti dhe produktori Quincy Jones, i cili ishte një prej bashkëpunëtorëve të Michael Jackson, e cilësoi si një talent vërtet origjinal dhe të pakrahasueshëm. Ndjej vërtet keqardhje që nuk kam pasur mundësinë të punoj me të.
Disa fansa janë drejtuar drejt hotelit Beverly Hilton, ky ylli u gjend e vdekur dhe qëndrojnë në ambjentet e jashtme të ndërtesës, ku dëgjohet jehona e festës së organizuar nga produktori Clive Davis, "zbuluesi" i Ëhitney Houston dhe ku kjo e fundit do të merrte pjesë.
(d.b/ar.si/BalkanWeb) Lidhje te tjera Zëri dhe fati brilant që humbën shkëlqimin nga droga Shtypi: Whitney Houston u gjet e vdekur brenda në vaskë FOTO: Shuhet diva Whitney Houston FOTO: Vdes Whitney Houston, fotografitë e ditëve të fundit VIDEO: I Will Always Love You-klasikja që i dha famën Houston VIDEO: Vdes këngëtarja e famshme Whitney Houston VIDEO: Performanca e fundit e Houston në skenë