E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grammy 2012, triumfon Adele

LOS ANXHELOS - Këngëtarja britanike Adele triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Los Anxhelos. Adele triumfoi në të gjashtë kategoritë që ishte kandiduar.

Albumi i saj “21” fitoi si albumi i vitit dhe albumi më i mirë pop. Kënga e “Rolling in the Deep” u zgjodh incizimi i vitit, kënga e vitit dhe videoja e shkurtër muzikore më e mirë. Adele fitoi gjithashtu si këngëtarja më mirë solo me këngën “Someone Like You”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy u fokusua në një pjesë të madhe të saj neëvdekjen e yllit amerikan Ëhitney Houston e cila u gjet e pajetë mbrëmjen e së shtunës në hotelin Beverly Hilton.

Këngëtarja Jennifer Hudson këngoi hitin “I Will Always Love You” për të nderuar kujtimin e Whitney Houston. Këngëtarët e Rep-it Jay Z dhe Kanye West morën çmimin “Grammy” për interpretimin e tyre Otis.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›