E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë bunkerë!

Miliona bunkerë anë e kënd vendit, u ndërtuan për t’u mbrojtur nga armiqtë, të cilët nuk erdhën kurrë.

Një pjesë fare vogël e bunkerëve janë shkatërruar nga individë për të marrë hekurin për skrap, por thyerja e tyre është tejet e vështirë me mjete rrethanore.

Qeveria, duket se ka menduar që të zhduken edhe bunkerët e komunizmit, që sundoi vendin për gati gjysmë shekulli.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri ka kërkuar që të nisë puna për ç’bunkerizmin e vendit. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit  të qartë të bazës ligjore do tu ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që atyre ju duken më të mundshmet, për realizimin e këtij procesi, sipas rrethanave të vendit./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-02-29 15:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›