E Diel, 1 Nëntor 2026

Protokoll bashkëpunimi me Arabinë Saudite

Protokolli i bashkëpunimit ndërqeveritar u nënshkrua sot nga ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto si dhe zv/ministri arab i Zhvillimit Bujqësor dhe Kërkimeve Shkencore, Dr. Abdullah A. Alobaid.

"Do ta quaja zhvillimin e sotëm një hap shumë të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Është një zhvillim që reflekton nivelin shumë të mirë politik që ne kemi me këtë vend”, tha Haxhinasto.  Sipas kryediplomatit shqiptar, “Komisioni i Përbashkët dhe arritja e këtij Protokolli kanë identifikuar fushat ku duhet të forcojmë bashkëpunimin me qëllim që të krijohen shkëmbime dhe volume në sektorë me interes të përbashkët, që kontribuojnë për zhvillimin e vendit, për arritjen e synimeve tona zhvillimore në fusha të ndryshme si infrastruktura, turizmi, bujqësia, arsimi dhe shumë fusha të tjera". 

Ndërsa z.Alobaid deklaroi se "kolegët nga të dyja palët ranë dakord në shumë fusha të ndryshme bashkëpunimi mes të dy vendeve. Ne kemi lidhje konkrete politike midis dy vendeve dhe mendoj se ka vend për bashkëpunim të mëtejshëm edhe në një sërë fushash". "Ky Protokolli do të jetë baza e bashkëpunimit në të ardhmen. Do të doja t’i ftoja të dyja palët në Arabinë Saudite dhe në Shqipëri për të vënë në praktikë atë për të cilën ne ramë dakord. Bazuar në Protokoll mendoj se shumë gjëra do të ndodhin në të ardhmen për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha", tha z.Alobaid./Start/

                                                                                             2012-02-29 15:30
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›