E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lansohet pulla postare në 5 vjetori e Pavarësisë

Me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Posta e Kosovës promovoi emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare që i referohet kësaj për shtetin e Kosovës ditë që shënon periudhën e lavdishme të historisë shqiptare, Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Pulla postare që Posta e Kosovës emeton për nder të 5 Vjetorit të pavarësisë, ngërthen në dizajnin e sajë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës nisur nga Flamuri, ngjyrat identifikuese dhe në sfond deklaratën e pavarësisë, ndërkaq kjo pullë shënon 5 vjetorin e lindjes se shtetit me të ri të Evropës, shtetit me popullsinë më të lashtë.
Kryeshefi i Postes, Sejdi Hoxha theksoi se për këtë ditë, kanë rënë dëshmorët, më të mirët e kombit, u sakrifikuan gjenerata të tëra.

“Na mbetet obligim që idealin e tyre ta realizojmë, duke kontribuar secili nga ne që Republikën e Kosovës ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës. Deri me sot pullat postare të emetuara nga Posta e Kosovës PK sh.a. kanë bartur edhe mesazhe falënderimi dhe mirënjohjeje të shtetit dhe popullit të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar te cilët ishin me ne gjatë kohës së vështirë të luftës por edhe tani në paqe. Nëse madhështia e një populli mund të matet nga numri i miqve që i ka, Kosovarët padyshim mund të jen të parët”, tha tha Hoxha.
Ndërkaq Kryesuesi i Bordit te Drejtoreve të PK-ës Halit Isufi theksoi se nuk mund të ndërtohet një e ardhme e ndritur pa e kujtuar të kaluarën e lavdishme.
Ne eveniment ishte i pranishëm edhe Ministri i MZHE-se Z. Besim Beqaj i cili duke përshëndetur aktivitetin e PK-ës me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë ftoi të gjitha Institucionet Publike, bizneset private dhe qytetarët e Kosovës që shërbimet postare ti kryejnë përmes Postes se Kosovës ngase e kanë te garantuar cilësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë për shërbimet në fjalë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›