Hysi paralajmëron dënime

Udhëheqësit e nënkampionit vjeshtor, Hysi, kanë iniciuar procedurë disiplinore ndaj futbollistëve dhe anëtarëve të shtabit teknik, pas humbjes që ekipi nga Merdari e pësoi nga Drenica me rezultat 4:2.
Kështu, të hënën Komisioni disiplinor i Hysit, do ta mbajë një mbledhje, në të cilën do t’i shqiptojë dënimet financiare për futbollistë dhe anëtarë të Shtabit Teknik. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i këtij klubi, Arbnor Morina.
“Udhëheqësia e klubit ka të drejtë të iniciojë procedura disiplinore, siç ka bërë Kryesia e Hysit. Andaj, të hënën do të mblidhet Komisioni disiplinor i klubit, i cili do të shqiptojë dënime financiare për lojtarë, anëtarë të Shtabit Teknik, etj. Pra, dënime financiare qind për qind do të ketë nesër”, deklaroi Morina për Express.
“Në çdo klub, edhe në Perëndim, ku lojtarët paguhen mirë, ka edhe dënime financiare ndaj tyre, nëse ata nuk i kryejnë detyrat si duhet”, shtoi ai.
Hysi me ngulm po e ndjek titullin e kampionit të Kosovës, por ky ekip ende nuk ka shijuar fitore në pranverë. Në tri ndeshjet e para, bardhezinjtë dy herë kanë barazuar dhe një herë kanë pësuar humbje. “Deri më tani nuk jemi bërë agresivë ndaj ekipit, por tash e tutje, Kryesia do të jetë strikte”, pohoi Morina.
Aktualisht Hysi është i dyti në tabelë me 32 pikë, sa kanë edhe Besa e Flamurtari në pozitat tre e katër.