Lante xhamat, shpeton pasi ra nga kati i 47-te
NJU JORK - Nje lares xhamash nga Ekuadori qe ra nga nje ndertese 47-kateshe ne Nju- Jork muajin e kaluar, ka mbijetuar e madje ka folur diten e Krishtlindjeve, njoftoi dje media. Koshi ne te cilin ndodheshin me 7 dhjetorin e kaluar, Alcides dhe Edgar Moreno u rrezua ne boshllek, duke u perplasur pertoke nga nje lartesi prej me shume se 150 metrash ne nje lagje te banuar ne Upper East Side ne Manhatan. Vellai me i vogel vdiq ne vend, ndersa me i madhi, 37 vjec, u shtrua ne spital ne gjendje koma. Pas transfuzionit te me shume se 11 litrave gjak dhe 9 litrave plazme, si dhe nente nderhyrjeve kirurgjikale, mjeket e shoqeruar nga bashkeshortja e tij Rosario folen dje per nje "mrekulli" gjate nje konference shtypi, njoftoi "New York Times". "Diten e Krishtlindjeve, ai u kthye dhe tha 'cfare kam bere? ' ne anglisht", tregoi gruaja e tij. Mjeket nuk e perjashtojne qe pas disa nderhyrjesh te tjera kirurgjikale dhe nje periudhe rehabilitimi, Alcides Moreno mund te ece serish. "Nese u besoni mrekullive, ky mund te konsiderohet i tille", deklaroi dr. Philip Barie, shef i sherbimit te kujdesit intensiv ne spitalin Cornell te Manhatanit, ku po kurohet i plagosuri. "Nje renie nga kati i trete eshte pergjithesisht me pasoje vdekjen, ndersa po i kaloi dhjete katet, nuk i shohim kurre viktimat, pasi i cojne drejt e ne morg", shtoi Dr. Barie, cituar ne faqen e pare nga "New York Times".