E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre sms cojne ciftin ne divorc

KAJRO - Nje egjiptiane po perpiqet te marre nje vendim gjykate qe zyrtarizon divorcin e saj, duke u bazuar ne tre SMS qe bashkeshorti i ka derguar, ku i shkruan se martesa e tyre kishte marre fund, njoftoi te enjten e perditshmja qeveritare Al-Akhbar. Pasi nuk iu pergjigj nje thirrjeje telefonike te te shoqit, Ikbal Abul Nasr, nje inxhinjere qe punon ne Kajro, mori ne celularin e saj nje mesazh ne te cilin thuhej: "Po ndahem nga ti, sepse nuk iu pergjigje burrit tend". Ky ishte mesazhi i trete i ketij lloji qe Abul Nasr merrte nga i shoqi. E deshperuar, gruaja iu drejtua drejtesise per te zyrtarizuar ndarjen. Ne perputhje me ligjin islamik, burrat nuk jane te detyruar te shkojne para nje gjykate per t'u divorcuar. Nje deklarate e njeanshme per divorc, e formuluar nga burri dhe e perseritur tri here, mjafton per t'i dhene fund nje martese. Disa vende myslimane, si Malajzia, e kane ndaluar divorcin nepermjet SMS-ve. Ne Egjipt ne cdo gjashte minuta ndahet nje cift, sipas shifrave te agjencise qendrore per mobilizimin publik dhe statistikat, nje organizem zyrtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›