Topalli:Ratifikimi i protokollit NATO-Shqipëri, vlerësim për reformat

Ratifikimi i protokollit të NATO-s nga 26 vendet anëtare është një tjetër vlerësues i reformave të sukseshme që ka ndërmarrë vendi ynë. Kryeparlamentaria Jozefina Topalli ka zgjedhur punimet e seancës plenare për ti dërguar një mesazh falenderimi të gjithë klasës politike shqiptare por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që mundësuan në kohë rekord ratifikimin e protokollit të NATO-s nga vendet e aleancës së atlantikut verior. Greqia sikurse edhe me nënshkrimin e MSA-së ishte vendi i fundit që ratifikoi protokollin e NATO-s me vendin tonë, duke i hapur mundësi Shqipërisë që brenda këtij viti të mund të bëhet pjesë e aleancës së sigurisë.