Fillon shpërndarja e formularit A1
Shkollat e mesme marrin në ngarkim formularin A1. Formati nëpërmjet të cilit maturantët do të aplikojnë për në shkollat e larta sipas sistemit të Maturës shtetërore, nga 19 shkurti ndodhet në çdo shkollë. Drejtoria Arsimore e kryeqytetit informon se inspektorët kanë nisur shpërndarjen e A1-shit në të gjtiha shkollat publike dhe private të Tiranës. Këtë vit Autoritetet e ministrisë së arsimit u kanë dhënë mundësinë edhe matuerantëve të maturës 2006, 07, 08 të aplikojnë për në fakultet. Për ta është ëprgatitur formulari i posaçëm, A1Z, i cili gjithashtu ka filluar t'u shpërndahet gjimnazeve. Maturantët e këtij viti që duan të ndjekin studimet e larta, kanë afat për plotësimin e formulari A1 dhe A1z deri më 10 mars. Sipas rregullores së maturës shtetërore 2009, nga data 1 prill nis shpërndarja e formularit A2,për zgjedhjen e degëve të preferuara.