E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: S'do ndyrshoj asgjë te Barcelona

Barcelona do të nënshkruajë me lojtarë të rinj gjatë kësaj vere, por po të shkonte gjithçka sipas dëshirës së presidentit Joan Laporta, ai nuk do ta ndryshonte këtë përbërje aktuale të Pep Guardiolas.
Laporta ka qenë aq shumë i impresionuar me lojtarët të cilët i ndihmuan klubit të fitojë Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit gjatë sezonit të kaluar, dhe mendon se përbërja duhet të jetë e njëjta. "Nëse do të më takonte mua të vendos atëherë nuk do të nënshkruanim me askënd. Kemi një grup lojtarësh të shkëlqyer", u shpreh Laporta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›