Festivali Folklorik i Gjirokastrës/ Turku mbledh kryetarët e qarqeve për përgatitjet
Në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, u mblodhën të gjithë kryetarët e qarqeve, për të grumbulluar punën e bërë për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës. Festival ky që është bërë traditë që të organizohet një herë në pesë vjet, që ka lidhje me kulturëne gjërë popullore të qyteteve dhe fshatrave. E ndërsa në rezymenë e mbledhjes, vetëm qarku i Shkodrës kishte ecur më mirë me përgatitjet për këtë festival. Drejtuesit e mbledhjes dhanë vlerësimin maksimal për këtë qark, e ndërsa qarqe të tjera si Elbasani, Kukësi, Gjirokastra, Vlora e kanë shtyrë performancën e tyre për në ditët në vijim. Ndërkohë qarku i Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, e kanë kryer seleksionimin e materialeve dhe janë gati të japin shfaqjen para komisioneve. Precedent përbën qarku i Fierit, i cili ka çuar një njoftim që bën të ditur se, ne do të paraqitemi më 8 shtator, po sipas Komitetit Drejtues të Festivalit, ky mund të jetë një gabim. E ndërsa Festivali do të zhvillohet nga data 24 deri në 29 shtator. Kryetari i grupit organizativ i Festivalit, njëkohësisht edhe Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ardjan Turku, përshëndeti me fjalën e tij.