BE nominon zyrtarisht Barroson për mandatin e dytë në KE
Anëtarët e Bashkimit Europian kanë nominuar zyrtarisht Hose Manuel Barroson për një mandat të dytë për postin e presidentit të Komisionit Europian. Kryeministri suedez, Frederik Rajnfeld, vendi i të cilit kryeson presidencën e BE-së, tha se të gjithë krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë pajtuar "unanimisht" për këtë nominim.
Vendimi erdhi pas të ashtuquajturës "procedurë të heshtjes" me kohëzgjatje 48 orëshe, gjatë të cilës asnjë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk e kundërshtoi nominimin e Barrosos për një mandat të dytë. Vendimi formalizon marrëveshjen politike të arritur gjatë samitit, i cili u mbajt më 18-19 qershor. Tani nominimi duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.