E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet nga puna hileja qeperdor Bashkia e Tiranes

TIRANE- Nexhbedin Meda dhe Vullnet Skendaj dy specialistet e Agjencise per mbrojtjen e konsumatorit jane vetem dy nga rastet e shumta qe kane rene ne gracken e kontratave te reja qe u ka ofruar administrata e Bashes. Qe te dy keta dy ish-inspektore kane pasur statusin e nepunesit civil. Qe do te thote se nese kishte reforme ne sektorin e tyre atehere ata kalojne ne liste pritje dhe bashkia ka detyrimin qe tu siguroje nje vend pune ne te njejtin pozicion ose edhe me te ulet por serish brenda ketij institucione dhe brenda statusit te nepunesit civil. Nese nuk eshte e mundur kjo atehere ata paguhen per nje vit me rroge te plote. Kete status e kishin edhe dy specialitet e pushuar nga puna qe kane denoncuar shkarkimin e tyre nga puna nga bashkia e Tiranes por qe me pas kane rene pre e hilese se kontrates pa afat duke hequr dore nga statusi dhe pranuar qe te punojne me kod pune. Me date 31 dhjetor te vitit 2011 te gjithe keta punonjes jane njoftuar se per shkak te ristrukturimit te ndermarrjes ku ata punojne do te kalojne ne liste-pritje. Deri ketu nuk ka asnje shkelje ligjore. Por me date 3 janar 2012 punonjesve te kesaj agjencie u eshte ofruar qe te firmosin nje kontrate te re individuale qe ishte e bazuar mbi Kodin e Punes dhe jo mbi statusin e nepunesit civil. Ekspertet shpjegojne se bashkia e Tiranes e ka te drejten e nje kontrate te tille pasi ajo punon me dy standarde edhe me ate te nepunesit civil edhe me ate te Kodit te Punes por ajo ka shkelur ligjin pasi statusi i nepunesit civil parashikon qe vendi i punes qe u ofrohet duhet te jete brenda statusit. Vendi i ri i punes qe u eshte ofruar nga bashkia e Tiranes per punonjesit qe gezonin statusin e nepunesit civil eshte i kundraligjshem. Bashkia ne kete rast u ka ofruar nje kontrate me kodin e punes qe i jep dore te lire qe me pas te mund te largoje nga puna nese e deshiron nje person te caktuar ndersa me statusin nuk e ben dot kete gje. Ne te vertete ne kete rast nuk eshte vetem faji i bashkise por edhe i punonjesve qe kane pranuar te heqin dore nga statusi dhe te dalin te pambrojtur. Ata nuk duhet ta kishin firmosur nje kontrate te tille por ta kishin refuzuar. Dhe nese do ta kishin bere kete atehere nuk do te ishin larguar nga detyra sic edhe ka ndodhur ne keto dy rastet konkrete por do te kishin dale ne liste-pritje - na shpjegojne specialistet. Nderkohe qe dy personazhet tona thone se jane ankuar edhe prane Sherbimit Civil dhe u kane thene qe kontrata e reja per punonjesit me status duhet te ishin keshilluar me ta por kjo nuk ka ndodhur ndaj ata kane nje handikap ligjor.
KONTRATA PROVIZORE
Nderkohe qe e njejta praktike po ndiqet thuajse me te gjithe punonjesit qe kane statusin e nepunesit civil ne kete bashki dhe qe kane ardhur ne keto vende pune ne kohen e administrates se Rames. Nexhbedin Meda dhe Vullnet Skendaj kane deklaruar per Shqiptarja.com se kontrata individuale e re qe i kane detyruar ti firmosin me date 3 janar eshte edhe hileja qe po perdor bashkia e Tiranes per te larguar nga puna te gjithe ata qe ka gjetur. Me date 3 janar te 2012 na mblodhen te gjithe ne punonjesit e vjeter ne bashkine e madhe dhe na detyruan te nenshkruajme nje kontrate provizore. Ne e kundershtuam pasi kishim statusin e nepunesit por ata na thane qe ne nuk po iu heqim nga puna por serish po u ofrojme nje vend pune. Por sapo kaloi nje muaj nga data e nenshkrimit te kontrates filluan te na vinin verejtjet per punen jo te mire. E kuptuam qe na kishte ardhur radha. Deri atehere nuk kishim marre asnje verejtje dhe vetem gjate muajit shkurt na erdhen 6 te tilla - na shpjegojne dy te prekur nga fshesa e shkarkimeve ne bashkine e Tiranes.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›