Largimi i CEZ nga Shqiperia

Largimi CEZ nga Shqipëria do të ndikojë negativisht në renditjen e kredisë për këtë shoqëri. Një dalje e menjëhershme nga shteti ballkanik do t’i kushtonte kompanisë CEZ rreth 200 milionë euro ose 259 milion dollarë.
Kështu ka bërë të ditur agjencia vlerësuese Moody’s në një raport të të hënës, bërë publikë nga Reuters. Sipas Reuters, CEZ dhe qeveria shqiptare janë përfshirë në një konflikt lidhur me importet e energjisë , e cila po humbet shumë para, duke e qenë e detyruar të ndërpresë energjinë për një sërë kompanish utilitare shqiptare.
Këtu, Reutters i referohet ndërprjes së energjisë në ujesjellësat e disa qyteteve. CEZ bëri të ditur se javën e kaluar kishte filluar procesin për të marrë një garanci prej 60 milionë dollarë nga Banka Botërore lidhur me njësinë e saj në Shqipëri. “Një fshirje e mundshme e investimit fillestar të CEZ prej 102 milionë euro dhe një shumë tjetër deri në 100 milionë euro për fonde të tjera të angazhuara është në mënyrë të qartë negative për CEZ, tha Moody’s. Por, ajo shtoi se garancia e Bankës Botërore mund të ndihmonte në neutralizimin e fshirjes së investimit. Moody’s gjithashtu tha se një dalje nga investimi mund të parandalonte akumulimin e humbjeve të tjera, duke mbrojtur fitimet e ardhshme të CEZ. Në nëntor, CEZ reduktoi pritshmëritë për fitime për vitin 2012 për shkak të humbjeve në Shqipëri dhe tha se një dalje nga shteti ballkanik ishte zgjidhja më e mundshme e problemeve të veta.