Niveli i borxhit publik

Ndërhyrjet në kufirin ligjor të borxhit public bëhen në raste të veçanta apo të jashtëzakonshme. Është ky gjykimi i kreut të isntitucionit më të lartë monetar në vend, Ardian Fullani. Sipas guvernatorit të BSH-së, politika duhet të ulet për të vendosur rregulla të qarta se kur duhet të ketë ndryshime.
Duke folur pas mbledhjes se Këshillit Mbikëqyrës për ecurinë ekonomike te vendit, Fullani tha se stimujt fiskal gjate këtij viti kane krijuar stabilitet makroekonomik. Rritja e eksporteve ka dhënë kontributin kryesor ne ecurinë pozitive ekonomike te ketij viti. Sistemi bankar sipas Fullanit ngelet i shëndetshëm por duhet te vendoset ne funksion te zhvillimit ekonomik. Banka e Shqipërisë parashikon ecuri ekonomike pozitive për muajt ne vijim, ndonëse poshtë potencialit.