Kalon ne parim buxheti ne Komisionin e Ligjeve

Buxheti i vitit 2013 kalon fazën e tij të parë të miratimit dhe votohet në parim pa votat e opozitës në Komisionin e Ligjeve. I debatuar fort për kapërcimin e kufirit ligjor të borxhit publik, buxheti i vitit të ardhshëm mban në krye një realizim investimesh prej 5 për qind të prodhimit Kombëtar. Është kjo arsyeja e fortë , që çoi në një borxh pa kufi, pasi sipas zyrtarëve të Financave, nëse borxhi do të mbahej i ulët, atëherë investimet do të ishin minimale dhe si rrjedhojë e tillë do të ishte edhe rritja ekonomike.
Deputetët e opozitës kundërshtuan buxhetin 2013, në pikën ku përcaktohet zbritja e fondeve të bashkive e komunave, me qëllim shlyerjen e borxheve që ujësjellësat i kanë CEZ-it.
Përfaqësues të ministrisë së Financave sqaruan se një tjetër arsye për kalimin e borxhit është edhe lëshimi i garancisë për KESH-in, me qëllim që ky institucion të marrë kredi, për importim dhe furnizim të pandërprerë me energji.